Anna Oxa rrëfehet për origjinën shqiptare: Askush nuk e di, por unë kam jetuar si një e huaj në Itali! 

Anna Oxa në episodin e së dielës 17 dhjetor të ‘Domenica In’ ka rrëfyer disa detaje nga jeta personale. Këngëtarja me origjinë shqiptare, është shprehur se zhurma e qyteteve nuk i pëlqen dhe për këtë arsye është zhvendosur të jetojë në natyrë.

“Jam në mal, në natyrë të vërtetë, e rrethuar me maja e pemë”. Një zgjedhje që prezantuesja Mara Venier e cilësoi si drastike, por që këngëtarja e korrigjoi menjëherë: “Nuk është drastike, natyrën e kam gjithmonë pranë, jetesa në qytet është bërë e rëndë, të jetosh në natyrë është shumë më e pëlqyeshme për mua, natyra ka diçka të veçantë, nuk ke nevojë të thuash kush je, çfarë bën, natyra e di, dhe ti je i lirë ta perceptosh këtë heshtje që flet.”, ka thënë këngëtarja.

Mes të tjerash ajo ka folur me krenari për origjinën shqiptare, ku ka treguar se ka lindur në Bari dhe se prindërit e saj janë me origjinë shqiptare.

“Askush nuk e di që kam lindur në një familje në Bari, nëna dhe babai im janë shqiptar. Isha dhe jam shqiptare dhe është një gjë e rëndësishme, sepse jeta intensive që kisha ishte e një të huaji në Itali”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com