Vrasësi në Universitetin e Pragës është identifikuar si David Kozak. Raportet e para tregojnë se ai vrau 10 persona, si dhe plagosi të paktën 24 të tjerë përpara se të vriste veten.
Në përpjekje për t’i shpëtuar të shtënave me armë, disa studentë u ngjitën nëpër dritare dhe u ulën në platformë; por tragjikisht, një vajzë dhe u rrëzua dhe u bë një tjetër viktimë e sulmit.
Ai i kishte dërguar një e-mail stafit, sipas mediave të huaja, para se të kryente masakrën.
Pas mbërritjes në vendngjarje të makinave të shumta të policisë, Kozak, sipas informacioneve paraprake vrau veten.
Kryebashkiaku i Pragës thotë se personi përgjegjës për të shtënat ka kryer vetëvrasje.
Ministria e Brendshme çeke konfirmoi një agresor të vetëm, duke çuar në evakuimin e të gjithë ndërtesës së universitetit.