FOTO+VIDEO/ Disa të vrarë dhe dhjetëra të plagosur brenda universitetit në Pragë, nga të shtënat me armë zjarri

Disa persona kanë mbetur të vrarë dhe dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur nga të shtënat, në Fakultetin e Arteve të Pragës, në një ngjarje tronditëse që ndodhi të enjten pasdite. Ngjarja ka ndodhur rreth orës tre në godinën kryesore të fakultetit në sheshin Jan Palach në qendër të qytetit.

Autori i sulmit u vra nga policia dhe ndërtesa aktualisht është duke u evakuuar. E gjithë zona përreth sheshit është mbyllur dhe trafiku është devijuar.

Faqja e internetit tn.cz publikoi më herët një fotografi të një njeriu të armatosur në çatinë e ndërtesës. Gjithashtu raportohet se nga vendi i ngjarjes është dëgjuar një shpërthim.

Raportimet e fundit thonë se autori i sulmit është qëlluar për vdekje nga policia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com