Kuvendi nuk humbet kohë, i dërgon SPAK-ut vendimin për Sali Berishën (DOKUMENTI)

Kuvendi i Shqipërisë ka njoftuar zyrtarisht sot Prokurorinë e Posaçme për heqjen e imunitetit të ish-kryeministrit Sali Berisha, pas miratimit në seancën e sotme plenare.

Afro dy orës pasi mazhoranca votoi me 75 vota pro kërkesës për heqjen e mandatit, Kuvendi ka njoftuar zyrtarisht SPAK-un për vendimin e marrë, duke i hapur rrugë kështu që organi i akuzës t’i drejtohet me një kërkesë Gjykatës së Posaçme për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj Berishës, nga ajo e detyrimit me paraqitje me gjasë nën masën e “arrestit në shtëpi”.

Theksojmë se një ditë më parë në Kuvend u dorëzuan dy raportet e përpiluara nga anëtarët e Këshillit të Mandateve të cilët votuan në mbështetje të kërkesës së SPAK për t’i hapur rrugën arrestimit të Sali Berishës.

Që të dy raportet, si i mazhorancës dhe opozitës i rekomandonin Kuvendit dhënien e autorizimit ndaj kërkesës së SPAK që kërkon heqjen e imunitetit të Berishës dhe më pas arrestimin e tij.

Palët argumentuan se akuzat ndaj Berishës nuk kanë ndikime politke. Në raportin e tij të gjatë Enkelejd Alibeaj ndalet te faktet që SPAK ka paraqitur ndaj Berishës duke përmendur se ish-kryeministri akuzohet se ndryshoi disa ligje për të favorizuar dhëndrin në privatizimin e ish-kompleksit “Partizani.”

Berisha akuzohet nga SPAK se ka kryer ndryshime ligjore në favor të dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, duke kryer për rrjedhojë veprën penale të korrupsionit aktiv të zyrtarëve të lartë, vepër penale që parashikon dënim deri në 12 vite burg.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com