Kuvendi i hap rrugë arrestimit të Sali Berishës, Voton me 75 vota pro kërkesën e SPAK

Me 75 vota pro Kuvendi votoi pro  kërkesës së SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e Sali Berishës

Seanca nisi me tensione në Kuvend. Deputetët e Rithemelimit që në minutat e para nisën aksionin e kaosit dhe të përplasjes me gardistët. Këta të fundit janë bërë gardh për të mos lejuar që të afrohen tek foltorja të cilën në seancat e kaluara e bllokonin me karrige pirg.

Vetëm 10 deputetët që kanë në fuqi vendimin e përjashtimit janë ndaluar të hyjnë.

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla dhe një pjesë e socialistëve hynë brenda dy orë para seancës ndërsa rreth orës 09:55 mbërriti dhe Rama.

Argita Malltezi, e bija e ish kryeministrit Sali Berisha dhe militantë janë mbledhur jashtë Kuvendit për të protestuar.

Vihet re dhe masa të shtuara sigurie.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com