Në seancën e sotme plenare Kuvendi pritet të votojë për heqjen e imunitetit të Sali Berishës pasi Këshilli i Mandateve miratoi kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e ish kryeministrit, ndërsa Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e firmosur nga 30 deputetë opozitarë për pezullimin e masave ndaj tij.
Por më pas do të jetë Prokuroria e Posaçme që do të vendosë se çfarë mase shtrënguese do të kërkohet për ish-kryeministrin, arrest në shtëpi apo arrest në burg, i cili është nën hetim për aferën e kompleksit“Partizani”.
Theksojmë se një ditë më parë, në Kuvend u depozituan edhe dy raportet e përpiluara nga anëtarët e Këshillit të Mandateve.
Të dy raportet, si i mazhorancës dhe opozitës i rekomandojnë Kuvendit dhënien e autorizimit ndaj kërkesës së Prokurorisë së Posaçme që kërkon heqjen e imunitetit të Sali Berishës dhe më pas arrestimin e tij. Maxhoranca ashtu edhe PD argumentojnë se akuzat ndaj Berishës nuk kanë ndikime politike.
Ndërkohë deputetët e Rithemelimit do të mbajnë një protestë, e cila është parashikuar të nisë në orën 09:30, kjo sipas tyre do të mbahet pasi qeveria po ndërmerr vendime antikushtetuese.