Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e deputetëve të opozitës për të penguar arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e deputetëve të opozitës për arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Këshilli i Mandateve vendosi që t’i përgjigjet thirrjes së SPAK, për heqjen e imunitetit të ish-kryeministrit, sipas kërkesës së SPAK, duke i hapur rrugë Kuvendit të miratojë kërkesën e prokurorirë. SPAK kërkoi arrest shtëpie për Berishën, deri në mbyllje të hetimeve për ish-kompleksin Partizani.
Sakaq, 30 deputetët të Partisë Demokratike kërkuan të shpallin antikushtetuese masat kufizuese të SPAK ndaj liderit demokrat, Sali Berisha.
Deputetët në kërkesën e tyre thanë se masat e marra “detyrim paraqitje” dhe “pengim për të dalë nga vendi”, janë antikushtetuese, pasi SPAK nuk ka marrë më parë autorizim nga Kuvendi.
Gjykata Kushtetuese mori vendimin sot, duke e konsideruar të ligjshme kërkesën e SPAK.