Vanessa Ballan, 27-vjeçe, fshiu mesazhet e rrezikshme të Bujar Fandajt në Whatsapp për të mos lejuar që burri i saj t’i lexonte ato, zbuluan mediat italiane një ditë pas ngjarjes që tronditi opinionin publik në Itali raportojnë mediat italiane.
Një ditë pas vrasjes së tmerrshme të Vanessa Ballan, që tronditi komunitetin e Spineda di Riese, informacionet për hetimet mbi pozicionin e Bujar Fandajt. Për gazetarët ka folur prokurori publik i Trevisos, Marco Martani, i cili ka sqaruar disa pjesë të kësaj historie. Para së gjithash, vrasje me paramendim, sipas prokurorit ka elementë që të bëjnë të mendosh se Fandaj e kishte planifikuar më parë krimin, por jo vetëm kaq.
Prokurori zbulon detajet e mesazheve të Whatsapp-it përmes të cilave ishte e mundur të vërtetohej, të paktën pjesërisht, dinamika e vrasjes.
Hetimet koordinohen nga prokurori publik Michele Permunian dhe autopsinë në trupin e viktimës do ta kryejë patologu Antonello Cirnelli.
“Ka elementë për të kundërshtuar paramendimin” në krimin e Vanessa Ballan nga Bujar Fandaj. Kështu deklaroi kryeprokurori i Trevisos, Marco Martani, duke folur për gazetarët. Martani raportoi se Fandaj kishte aktivizuar një llogari të re telefonike një ditë para krimit.
“Ai iu afrua shtëpisë – shtoi ai – me biçikletën e jo me makinën e tij, ndoshta për të mos u njohur, dhe kishte një çantë një çekiç, dy thika dhe mjete të tjera vjedhjeje. Dhe thika e kuzhinës është arma e vrasjes”.
Sipas prokurorit publik të Trevisos, Marco Martani, “e vetmja masë që mund të parandalonte sulmin do të ishte paraburgimi, masë për të cilën për ta mbështetur të cilën kishte prova objektivisht të pamjaftueshme”. Mesazhet e rrezikshme në telefonin e Vanessës ishin fshirë rregullisht, ndoshta për të mos lejuar që partneri i saj t’i shihte ato, zbuloi prokurori. /Liberale.al/