LIBRI DITËS: ” Mirëmëngjes, shpresë”, historia e vërtetë e dy motrave binjake, refugjate dhe e triumfit mbi gu

“Mirëmëngjes, shpresë”, nga Argita dhe Detina Zalli, sjell historinë e dy motrave binjake, refugjate dhe e triumfit mbi luftën, varfërinë dhe brengën.

Të lindura në një Shqipëri tejet të skamur, motrat binjake Argita dhe Detina Zalli gjithnjë kishin ëndërruar të bëheshin mjeke, por kur qeveria ra, duke e zhytur vendin në anarki dhe në luftë civile, ëndrra e binjakeve u shpërbë njësoj si dhe atdheu.

Prindërit e tyre ishin të vendosur të largoheshin me qëllim që të mbronin të jo vetëm të ardhmen e vajzave, por vetë jetën e tyre. Pas shumë e shumë peripecish, ata arritën të merrnin arratinë, por vetëm për t’u gjendur brenda një makthi tjetër, kësaj radhe si refugjatë.

Me shpirt luftarak dhe vendosmëri, ata u përpoqën të ecnin përpara. Kur tragjedia pllakosi sërish, duke iu kanosur gjërave më të shtrenjta që kishin, vajzave iu desh të përballeshin me çmimin e lartë që kishin paguar për të mbijetuar. Në librin “Mirëmëngjes, shpresë”, Argita dhe Detina rrëfejnë historinë e tyre të dhembshme të guximit dhe qëndresës. Forca e familjes së tyre, por mbi të gjitha lidhja e pathyeshme që ekziston mes motrave binjake i ushqeu dhe u dha guxim për të kapërcyen sprovën e vështirë.

Pak nga jeta e autoreve, motra binjake:  

Argita Zalli ka lindur në Patos të Fierit. Së bashku me familjen e saj, motrën binjake, Dantinën u larguan në vitin 1999 nga Shqipëria për në Angli. 

Studioi për Mjekësi Molekulare në Brighton të Anglisë në UCL (University Collage of London), përkatësisht në fushë të imunologjisë.  Vitet e ciklit Bachelor i kreu në departamentin e epidemiologjisë dhe shëndetit publik, ndërsa doktoraturën e përmbylli në neuroimunologji. 

Tanimë, ajo vazhdon si studiuese në UCL ( University Collage of London)  duke kryer studime në fusha të mjekësisë, për të cilat ka specializim të thelluar dhe të arrirë në rezultate.

Detina Zalli është profesore shqiptare në Universitetin e Harvardit. Studimet e larta i kreu bashkë me motrën në universitetin e Sussex-it për mjekësi molekulare gjë që i jepte mundësinë për të vazhduar më tej mjekësi të përgjithshme, ose doktoraturë shkencash në mjekësi. Pas kësaj ajo mbrojti doktoraturën në universitetin e Leicesterit, Angli, në shkencat e biologjisë së qelizave molekulare-biokimi

Titulli: Mirëmëngjes, shpresë

Autorja: Argita dhe Detina Zalli

Shtëpia Botuese: Pegi

Zhanri: Botime letrare

Faqe: 348

Përkthyese: Erdi Ibro

Çmimi: 1200

Liberale.al Përgatiti: A.Mënalla

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com