Ngjarja më e rëndësishme e datës 20 dhjetor, është ajo e gjysmë shekulli më parë kur ETA (organizata terroriste baske) kryen një sulm ndaj kryeministrit, Luis Carrero Blanco, një bashkëpunëtor i ngushtë dhe pasardhës i mundshëm i diktatorit Francisco Franco.
Makina e kryeministrit hidhet në ajër në një lartësi prej më shumë se 30 metrash nga një ngarkesë e madhe eksplozivi. Carrero vdes nga plagët e marra.
Vrasja konsiderohet të ketë qenë sulmi më i madh kundër Shtetit Frankist që nga përfundimi i Luftës Civile Spanjolle në 1939.