Pamje të rënda/ Eskalon debati në “BBVip Kosova”, Edona i gjuan Shqipes

Ngjarjet e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova” kanë marrë një kthesë të papritur pas një debati të ashpër midis banores Edona James dhe Shqipes. Tensionet mes të dyjave janë përshkallëzuar deri në atë pikë sa Edona hodhi një shishe me ujë në drejtim të Shqipes, duke e lagur atë.

Ky incident i fundit ka shpërthyer pas një shkëmbimi të fjalëve të ashpra midis palëve dhe ka kaluar nga debati verbal në një konfrontim fizik. Momenti i eskalimit të tensioneve u pa në transmetimin e drejtpërdrejt të spektaklit, ku Edona, në një shpërthim emocional, gjuajti me shishe Shqipen.

Në të kaluarën, Big Brother ka dhënë penalitete banorëve për sjellje të ngjashme, siç ishte rasti i një konflikti të mëhershëm mes Shqipes dhe Ganiut. Ende nuk është bërë e qartë nëse do të merren masa të ngjashme ndaj Edonës për këtë akt dhune.

Edona ka arsyetuar veprimin e saj duke thënë se reagimi erdhi si përgjigje ndaj atyre që ajo i quajti sulme verbale nga ana e Shqipes.

“E gjuajti me ujë për shkak se Shqipja po ushtronte dhunë verbale ndaj saj”, u shpreh ajo, duke u mbrojtur për sjelljen e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com