FOTO E DITËS: Fermerët e Berlinit në protestë, pas ndërprerjes së subvencioneve nga qeveria

Leksion nga bota e zhvilluar. Në demokracinë e vendit tonë duhet pranuar se, fatkeqësisht të drejtën e protestës e kanë vjedhur partitë politike. E ndërsa në Shqipëri fondet e BE-së për Shqipërinë u ndërprerë për shkak të abuzimeve, në Gjermani mijëra fermerë janë ngritur në protestë sepse qeveria gjermane ka ulur shpenzimet qeveritare në ndihmë të tyre.

Fermerë nga e gjithë Gjermania dhe një politikan i koalicionit në pushtet dolën  me traktorët e tyre në qendër të Berlinit për të protestuar ndaj reduktimit të shpenzimeve qeveritare që dëmtojnë prodhimin dhe punën e tyre.

Rreth 5000 fermerë dhe qindra traktorë u mblodhën në qendër të kryeqytetit gjerman. Protesta vjen kundër planeve të qeverisë për heqjen e përjashtimeve taksore dhe të subvencioneve, teksa qeveria ka argumentuar se bëhen ‘ne mbrojtje të klimës’.

Protesta të ngjashme po zhvillohen prej kohësh në disa vende të tjera të BE-së ku gjithashtu qeveritë urdhërojnë reduktim të bujqësisë të kafshëve dhe të prodhimit, ‘për të mos emetuar gaze në atmosferë’.

Sipas planeve të reja në Gjermani fermerët nuk do të kenë më përjashtimet taksore për karburantin e mjeteve të tyre, sipas buxhetit të ri të njoftuar në fundjavë nga koalicioni qeveritar i Social-Demokratëve (SPD), i Demokratëve të Lirë (FDP) dhe i Të Gjelbërve.

Por partia FDP tha se do të ndalojë me veto planet e buxhetit, duke treguar ndarje në koalicion. Buxheti u kritikua gjithashtu për reduktimet e subvencioneve për blerje të makinave elektrike, që duhet të vijonin deri në fund të vitit që vjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com