Nis sot vetting-u në Policinë e Shtetit, seanca publike për tre drejtues të lartë

Do të nis sot vettingu në Policinë e Shtetit. Ministria e Brendshme sqaron se seancat do të jenë publike dhe do të kryhen nga Trupa e Vlerësimit që është ngritur pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

“Vetëpastrimi i Policisë së Shtetit po kalon në një fazë të re.

Javën e ardhshme, duke nisur nga data 18 dhjetor, ora 09:00, do të nisin seancat publike me subjektet e vlerësimit kalimtar, që pas ndryshimeve të fundit ligjore, kryhen nga Trupa e Vlerësimit që është ngritur pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Janë 3 drejtues të lartë të Policisë dhe AMP që do të përballen me gjetjet e Trupës Vlerësuese.

Seancat publike do të mbahen në sallën e konferencave të Ministrisë së Brendshme dhe janë të hapura për publikun e median.

Për më shumë detaje ndiqni faqen zyrtare të Agjencisë: www.amp.gov.al”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com