Çfarë ndodh të enjten kur maxhoranca ti jap SPAK autorizimin për arrestimin e Berishës

Zbardhet raporti që do të hartojë Këshilli i Rregullores dhe Mandateve. Sipas burimeve ai është hapi i parafundit që Parlamenti ndërmerr në procedurën për heqjen e imunitetit të deputetit Sali Berisha.

Akti i fundit në këtë institucion do të ndërmerret këtë të enjte kur Parlamenti në seancë plenare do të votojë me një votim të hapur raportin e Këshillit që autorizon Kuvendin të lejojë arrestimin e ish-kryeministrit.

Maxhorancës i duhen të paktën 71 vota për të pranuar kërkesën e SPAK, çka duket e lehtë për tu arritur nëse i referohemi votimeve të viteve të fundit kur shumica ka pasur të paktën 73-74 vota.

Pas votimit në Kuvend SPAK do ti drejtohet GJKKO-së me kërkesë për caktim mase. Në këtë pikë gjasat janë që SPAK të kërkojë arrest shtëpie për ish-kryeministrin për shkak të moshës, ndërkohë që do të jetë Gjykata ajo që do të pranojë ose refuzojë kërkesën e SPAK.
Gjykata do ta shqyrtojë kërkesën e SPAK në Dhomë Keshillimi në mungesë të palëve, zbardh vendimin dhe më pas ia con prokurorit qe nxjerr urdhër ekzekutimi.

Gjykata duhet ta shqyrtojë brenda 5 ditësh nga e premtja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com