Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku raportohet se një 50 vjeçar shqiptar i ka dhënë fund jetës në sy të ish-gruas dhe fëmijëve të tyre pas një sherri.
Sipas medieve greke, ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Kalo Nero në Messinia.50 vjeçari shkoi në një fushë dhe qëlloi veten me armë, duke ndërruar jetë në vend.
Ai fillimisht qëlloi me armë zjarri në ajër, më pas fëmijët u përpoqin ta qetësonin por nuk e arritën dot një gjë të tillë. Autoritetet greke vijojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet që e çuan 50 vjeçarin shqiptar drejt këtij akti ekstrem.