Në analizën se çfarë do të ndodhë me opozitën, gazetarja Mirela Milori thotë se “Rama është piktor dhe edhe po të bënte një kompozim me titullin ‘opozita e ëndrrave të mia’ nuk do ta hidhte dot në telajo”.
Milori e ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan renditi ngjarjet e fundit që kanë treguar përçarjen e opozitës dhe tha se në 2025, do t’i dhurojë Ramës 80 deputetë në parlament.
Gazetarja Milori bie dakord me Baton Haxhiun i cili tha se “pas 2025 Ramës do t’i vështirësohet puna”, por në parashikimin e saj, rënia e PS do të jetë edhe më e keqe se sa ajo e PD.
Pjesë nga fjala e Mirela Milorit:
“Basha nga ana tjetër do marrë vulën më 27, me 99%, e ruajmë rezervën e surprizës. Kjo opozitë është në ditën e saj më të keqe, nuk është se iku Berisha dhe kjo opozitë frymëozn njerëzit dhe nuk ka rëndësi, atë mosbindjen civile e kthen në realitet, bllokon këshillat bashkiakë, bllokon rrugët, e fut sistemin në kolaps dhe e kthen vëmendjen që hajde të ulemi dhe të flasim seriozisht. Për mua kjo opozitë Ramës i ka dhuruar 2025 edhe me 80 deputetë në parlament. Pra kjo opozitë po i siguron që të ketë edhe një shumicë të mjaftueshme që të bëjë çfarë të dojë në 4 vitet e ardhshme, kjo është opozita.”
“I vështirësohet puna sepse nuk është më Rama i 2013 dhe njerëzit e tij, është Rama i 2025 me një konsum shumë të madh, me njerëz shumë të lodhur, me njerëz që janë shkëputur fare nga baza, të dyja palët janë shkëputur nga baza, nga realiteti, nuk shkojnë më, nuk takohen me njerëz. Edhe kur takohen me njerëz flasin në mënyrë të kithët, janë realitet tjetër. Këta janë njerëzit e bazës, kanë të tjera kërkesa, këta operojnë në një botë tjetër kështu që pas 2025 ne do shohim rënien e PS që unë parashikoj se do jetë edhe më e keqe se sa kjo që i ndodhi opozitës. Hi dhe pluhur, këtu do ngelen ca trarë, ata do ngelen hi dhe pluhur kur të bien, por presim dhe shohim deri atëherë.”