Pas kërkesës së SPAK, Kuvendi i hap rrugë arrestimit të Berishës

Këshilli i Mandateve i hap ‘dritë jeshile’ arrestimit të ish-kryeministrit, Sali Berisha.

Kërkesa e SPAK u miratua me 6 vota pro nga Këshilli i Mandateve.

SPAK kërkoi autorizim për arrest shtëpie ose arrest ndaj ish-kryeministrit për shkak se ai refuzoi që të paraqitej sipas kërkesës së prokurorisë.

Këshilli i Mandateve dhe i  Imuniteteve rrëzoi sot me 6 vota pro kërkesën e avokatëve të ish-kryeministrit, Sali Berisha. Pas këtij vendimi, raporti do t’i kalojë Kuvendit për miratim më 21 dhjetor.

Përveç 5 votave të socialistëve, ish-kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, doli kundër argumenteve të mbrojtësve të ish-kryeministrit Berisha, Genc Gjokutajt dhe Sokol Mengjesit. Alibeaj u shpreh se përfaqësuesit ligjorë të Berishës mund t’a çonin çështjen në Gjykatën Kushtetuese, duke votuar kështu “pro” vazhdimit të mbledhjes së Këshillit të Mandatave dhe Imunitetit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com