Sara Hoxha braktis intervistën pas pyetjes së sikletshme, i vërsulet gazetarit Ronaldo Sharka: Duhet të mos i japësh gojës

Aktorja dhe blogerja e njohur Sara Hoxha ishte pjesë e pritjes në premierën e filmit “5 Herë jo!”, filmi i parë i çiftit Donald Veshaj dhe Bora Zemani.

Sara pas publikimit të filmit “Në kuadër të dashurisë”, në të cilin kishte një rol, ka rrëmbyer vëmendjen mediatike për shkak të krizës që përflitet se ajo mund të jetë duke përjetuar me këngëtarin Ledri Vula.

E pyetur se kur do të flasin për ndjekësit e tyre përmes një deklarate, mbi atë se çka po ndodh vërtetë mes çiftit, Sara u largua e revoltuar me gazetarin Ronaldo Sharka, të cilit i tha se i kishte premtuar, të mos e pyeste për diçka të tillë.

Ronaldo Sharka: Kur do të dilni me një deklaratë?

Sara Hoxha: Kur të jemi gati. Prandaj u eliminove ti, duhet të ndalosh t’i japësh gojës kaq shumë. Mos bëj pyetje të sikletshme! Je shumë i poshtër, sepse më the, ‘nuk do ta bëj atë pyetje’.

Ndarja e Ledrit dhe Sarës ka qenë padyshim ndarja më e komentuar e këtij viti, kjo për faktin se çiftin gëzon një pëlqim të madh nga ndjekësit.

Megjithatë, ajo që fillimisht u raportua si një ndarje me mirëkuptim, shpejt u kuptua që në fakt paska qenë një ndarje konfliktuale. Ndonëse asnjë nga palët nuk flet rreth shkaqeve që çuan në krisjen e këtij raporti, faktet tashmë kanë zbuluar shumë rreth dinamikave që kjo histori pati, në ditët e fundit të saj.
Gjërat janë bërë edhe më të qarta, pas ditëlindjes së vajzës së tyre, Poem Blu. Sara që pas ndarjes nga Ledri, pjesën më të madhe të kohës e ka kaluar në Tiranë, së bashku me vajzën e saj.
E duket se diferencë nuk ka bërë as ditëlindja e vogëlushes, që Sara ka vendosur ta festojë këtu.

Në rrjetet sociale, blogerja ka vendosur mos të zbulojë shumë detaje nga festa, duke zgjedhur që të mjaftohet me një urim, pa zbuluar detaje të tjera

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com