Ish-kryeministri Sali Berisha refuzon të paraqitet për herë të katërt në Prokurorinë e Posaçme për të firmosur në zbatim të vendimit të gjykatës së posaçme.
Sipas vendimit të gjykatës Berisha duhet të paraqitet të hënën e parë edhe të 3 të çdo muaj në SPAK, para OPGJ.
Theksojmë se Berisha akuzohet për korrupsion pasive për çështjen e ish-klubit sportiv “Partizani”. Ndaj Berishës është caktuar masa e sigurimit “detyrim paraqitje” dhe “ndalim për të dal jashtë vendit”.
Ndërkohë lideri i Foltores ka thirrur protestë para kryesisë së Kuvendit, teksa Këshilli i Mandateve do të shqyrtojë kërkesën e SPAK për arrestimin e tij për aferën e dosjes “Partizani”.
Për këtë arsye efektivë të shumtë janë vendosur përpara ambienteve të Kuvendit me qëllim mbarëvajtjen e protestës, përfshirë efektivë të policisë së Tiranës dhe të FNSH.