Zbulimi i BUJSHËM i mediave belge: Si u shitën 30 mijë foshnje nga Kisha Katolike

Mediat belge kanë publikuar së fundmi një lajm të bujshëm, teksa pretendojnë se Kisha Katolike ka shitur rreth 30 mijë foshnjë pa dijeninë e nënave të tyre te familjet birësuese. Sipas mediave belge ngjarja raportohet të ketë ndodhur në Belgjikë gjatë përfundimit Luftës së Dytë Botërore.

Në artikulli thuhet se grave shtatzëne ne momentin që kryhej lindja i nënshtroheshin anestezisë së përgjithshme, ose nuk u lejoheshin të shinin foshnjat gjatë procesit dhe pas lindjes. Po ashtu thuhet se disa prej nënave i është kërkuar të nënshkruan një dokument ku të hiqnin dorë nga foshnja e tyre, ose të pranonin se fëmija kishte lindur i vdekur.

Ngjarjet u zhvilluan gjatë përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, pra deri në vitet 1980. Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja gratë shtatzëna dhe të pamartuara, u vendosën në institucione katolike, ku pësuan poshtërim, madje edhe abuzim seksual. Foshnjat më pas u shitën për shuma 10 mijë deri në 30 mijë franga (afërsisht midis 250 dhe 750 euro në atë kohë) familjeve birësuese.

Foshnjat u morën nga nënat e tyre menjëherë pas lindjes. Ato iu nënshtruan anestezisë së përgjithshme ose mbanin një maskë për t’i parandaluar ato të shihnin fëmijët e tyre. Pas lindjes, disa prej tyre u detyruan të nënshkruanin një dokument në të cilin hiqnin dorë nga fëmija i tyre ose u thuhej se ai kishte lindur i vdekur.
Dokumentet e paruajtura ose të zhdukura e bëjnë procesin e ribashkimit jashtëzakonisht të vështirë sot mes këtyre të adoptuar dhe nënave biologjike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com