FESTIVALI i 62 I RTSH-së/ Edhe 2 ditë nga nata e parë zbulohet i ftuari special, një emër i madh i muzikës italiane

Kur duhen edhe 2 ditë për t’u hapur sipari i natës së parë të Festivalit të 62-të në Radio Televizionin Shqiptar, është zbuluar edhe surpriza e parë e eventit më të rëndësishëm muzikor në vend. I ftuar special në natën e parë (19 dhjetor), do të jetë këngëtari i njohur italian, Umberto Tozzi. Ai njihet për mbi 80 milionë disqe të shitura në mbarë botën, me hite të papërsëritshme dhe duete magjike.

Ndërkohë, në Pallatin e Kongreseve puna vijon me intensitet të lartë. Këngëtarët janë të gjithë të emocionuar teksa presin radhën për tu ngjitur në skenë për të kënduar.

Festivali i 62 ka afruar edhe shumë artistë të rinj që skenën e Festivalit e kanë patur ëndërr.

Të performosh me Orkestrën e Radio Televizion Shqiptar është një privilegj edhe për këngëtar që nuk konkurrojnë për herë të parë.

Drejtori artistik i Festivalit Bojken Lako nuk zbuloi surprizat që e presin spektatorin dhe telespektatorin, por premtoi që çdo natë ka të ftuar special.

“Të ftuar të ndryshëm që janë nga Shqipëria, por edhe nga bota, personalitete të ndryshëm të muzikës që janë nëpër katër netët, më shumë në natën e tretë. Edhe nata e parë dhe e dyta ka shumë surpriza të bukura që do ti themi në vazhdim” u shpreh Lako.

Festivali i 62-të në RTSH fillon me 19 dhjetor dhe për katër netë me radhë në skenë do të ngjiten këngëtarë të karrierës që kanë bërë histori me këngët e muzikës së lehtë shqiptare por edhe të rinjtë që kanë zgjedhur të nisin karrierën e tyre artistike në Festivalin e Radio Televizionit Shqiptar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com