Presidentja Vjosa Osmani thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës: Votoni në zgjedhjet e Serbisë!

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani iu ka bërë thirrje shqiptarëve që të dalin të votojnë për zgjedhjet që po mbahen sot në Serbi.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Osmani u është drejtuar shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës e Bujanocës që të marrin pjesë sa më shumë në zgjedhje, pasi kjo është kundërpërgjigja e duhur dhe demokratike kundër politikës shoviniste të Beogradit.

“Pjesëmarrja sa më masive e bashkëkombësve tanë në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc në zgjedhjet e sotme parlamentare është kundërpërgjigja më e duhur dhe demokratike kundër politikës shoviniste të Beogradit, e cila, para syve të botës, vazhdon ta realizojë spastrimin etnik kundër shqiptarëve të Luginës nëpërmjet masave administrative.

Prandaj, ftoj të gjithë bashkëkombësit tanë në këto treva, që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre themelore për të votuar, edhe pse kjo e drejtë e tyre vazhdon të jetë nën sulm nga regjimi në Beograd”, shkuan presidentja Osmani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com