Aranit Muraçi
Shërbimet dhe bujqësia kanë pjesën më të madhe të të punësuarve në vendin tonë sipas të dhënave zyrtare, 44,2% dhe 33,9% përkatësisht, ndërsa të punësuarit në industri përbëjnë vetëm 21,9%. Në vitin 2022, sipas INSTAT, forcat e punës në Shqipëri numërojnë rreth 1.458 mijë persona, të cilët përfaqësojnë popullsinë aktive të përbërë nga të punësuarit dhe të papunët në vend.
Në vitin 2022, kishte rreth 160 mijë njerëz të papunë në Shqipëri, ose 10,9 % të forcës së punës gjithsej. Shkalla më e ulët e papunësisë është regjistruar në qarkun e Gjirokastrës (3,5 %) dhe Kukësit (4,9 %), ndërsa ajo më e larta është regjistruar në Lezhë (22,7 %), Dibër (17,8 %) dhe Vlorë (15,3 %). Qarqet e Tiranës, Durrësit dhe Shkodrës paraqesin nivele të shkallës së papunësisë të ngjashme me mesataren e vendit. Tirana është qarku me përqindjen më të lartë të punësimit në shërbime (66,0%) dhe me përqindjen më të ulët të punonjësve në bujqësi (5,6%). Qarku me përqindjen më të lartë të punësimit në industri është Durrësi (37,6%), ndërsa qarku i Kukësit ka përqindjen më të ulët të punonjësve në këtë sektor (4,0%). Nga ana tjetër, Kukësi është qarku me përqindjen më të lartë të punësimit në bujqësi (63,2%), ndërsa Berati paraqet nivelin më të ulët të punonjësve në shërbime (22,8%).
Punësimi
Për të matur shkallën e aktivizimit të popullsisë, është përllogaritur treguesi ‘shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës’, që hedh dritë mbi potencialin e ekonomisë së një vendi për të angazhuar popullsinë në veprimtari produktive. Ky tregues varion sipas qarqeve, duke reflektuar karakteristikat e tregut të punës në secilën prej tyre. Shkalla më e lartë e pjesëmarrjes në forcat e punës është regjistruar në qarkun e Korçës (69,6 %), Elbasanit (69,3 %) dhe Beratit (69,1 %), ndërsa më e ulëta në qarkun e Lezhës dhe të Dibrës (53,0% dhe 56,5 % përkatësisht), ndërkohë që mesatarja për vendin është 62,4 % (Figura 3.1).
Raporti i të punësuarve të moshës 15 vjeç e lart ndaj popullsisë të së njëjtës moshë (rreth 2.337 mijë persona) është 55,5 % në vitin 2022. Shkalla më e lartë e punësimit është regjistruar në qarkun e Beratit (64,6 %), ndjekur nga qarku i Elbasanit (64,4 %) (Figura 3.2). Shkalla më e ulët regjistrohet në qarkun e Lezhës (41,0 %) dhe të Dibrës (46,4 %).
Nga këndvështrimi gjinor, diferenca më e madhe e shkallës së punësimit për popullsinë 15 vjeç e lart, është shënuar në qarkun e Vlorës, ku hendeku është 16,1 pp, ndërsa mesatarja në Shqipëri është 11,1 pp. Gjatë vitit 2022, të gjitha qarqet kanë shkallë më të lartë punësimi për meshkujt se sa femrat (Figura 3. 3).
Analiza e punësimit sipas veprimtarive ekonomike (Figura 3.4), tregon se shërbimet dhe bujqësia kanë pjesën më të madhe të të punësuarve, 44,2% dhe 33,9% përkatësisht, ndërsa të punësuarit në industri përbëjnë vetëm 21,9%.
Tirana është qarku me përqindjen më të lartë të punësimit në shërbime (66,0%) dhe me përqindjen më të ulët të punonjësve në bujqësi (5,6%). Qarku me përqindjen më të lartë të punësimit në industri është Durrësi (37,6%), ndërsa qarku i Kukësit ka përqindjen më të ulët të punonjësve në këtë sektor (4,0%). Kukësi është qarku me përqindjen më të lartë të punësimit në bujqësi (63,2%), ndërsa Berati paraqet nivelin më të ulët të punonjësve në shërbime (22,8%).
Gjatë periudhës 2020-2022, rritja më e lartë e shkallës së punësimit është regjistruar në qarkun e Durrësit, me 8,2 pp (Figura 3. 5), ndërsa ulja më e madhe është regjistruar në qarkun Gjirokastër (-6,7 pp). Rritja e shkallës së punësimit gjatë kësaj periudhe është më e madhe për femrat dhe për meshkujt në qarkun e Shkodrës përkatësisht me +7,6 pp dhe +7,7 pp, ndërsa ulja më e madhe e këtij treguesi është regjistruar në qarkun Gjirokastër për meshkujt (-9,0 pp) dhe për femrat (-5,0 pp).
Papunësia
Në vitin 2022, ka rreth 160 mijë njerëz të papunë në Shqipëri, që është e barabartë me 10,9 % të forcës së punës gjithsej. Shkalla më e ulët e papunësisë është regjistruar në qarkun e Gjirokastrës (3,5 %) dhe Kukësit (4,9 %), ndërsa ajo më e larta është regjistruar në Lezhë (22,7 %), Dibër (17,8 %) dhe Vlorë (15,3 %). Qarqet e Tiranës, Durrësit dhe Shkodrës paraqesin nivele të shkallës së papunësisë të ngjashme me mesataren e vendit, ndërsa qarqet e tjera e kanë këtë tregues nën nivelin mesatar.
Analiza gjinore tregon se qarku me nivelin më të lartë të papunësisë për femrat është ai i Lezhës me 23,7 %, ndjekur nga qarku i Vlorës me 17,3 %. Shkalla më e lartë e papunësisë për meshkujt është regjistruar në qarkun e Lezhës (21,9 %), dhe të Dibrës (21,2 %).
Shkalla e papunësisë për femrat regjistron vlerën e saj më të ulët në qarkun e Kukësit (4.3 %) dhe Gjirokastrës (6,6 %). Shkalla më e ulët e papunësisë për meshkujt regjistrohet në Gjirokastër dhe Kukës 0,9 % dhe 5,4 % respektivisht).
Në Bashkinë e Durrësit, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës dhe paralelisht me shkallën e punësimit, kanë shënuar vlera më të larta në vitin 2022, krahasuar me vitin 2020 (Figura 3.10). Shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës u rrit me 8.8 pp, krahasuar me një vit më parë, me një kontribut që vjen kryesisht nga femrat, për të cilët treguesi rritet me 10.3 pp. Shkalla e punësimit u rrit me 9.3 pp krahasuar me 2020, edhe ajo ndikuar kryesisht nga femrat që shënuan rritje të treguesit me 11.0 pp.
Hendeku gjinor në shkallën e pjesëmarrjes në fuqinë punëtore për Bashkinë e Durrësit regjistroi ulje me 2.7 pp, krahasuar me 2020, duke arritur në 14.3 pp në favor të meshkujve. Në linjë me uljen e normave të punësimit, shkalla e papunësisë ka shënuar ulje me 3.2 pp, si rezultat i kontributit të meshkujve (2.0 pp), dhe femrave me 4.9 pp. Analiza sipas veprimtarive ekonomike në të dy bashkitë, ndërsa ruan karakteristikat e shpërndarjes së të punësuarve në secilën prej tyre, me Tiranën ku mbizotëron sektori i shërbimeve, dhe Durrësin ku sektori i industrisë ka peshën më të madhe të të punësuarve, tregon për një dinamikë të ndryshme të peshës që zënë këta sektorë gjatë viteve 2020-2022 (Figura 3.11).
Gjatë periudhës 2020-2022, shkalla e papunësisë është ulur në më shumë se gjysmën e qarqeve të vendit (Figura 3.8). Qarqet e Shkodrës dhe Gjirokastrës kanë njohur uljen më të lartë (-4,8 pp dhe -2,2 pp respektivisht). Rritja më e madhe është shënuar në qarkun e Dibrës (+8,7 pp) dhe Elbasanit (+0,7 pp). Rënia e shkallës së papunësisë, ndërmjet viteve 2020 dhe 2022 në qarkun e Shkodrës, vjen kryesisht nga ulja e shkallës së papunësisë së meshkujve (-4,9 pp) dhe femrave(-4,9 pp), ndërsa rënia e shkallës së papunësisë në qarkun e Gjirokastrës ndikohet kryesisht nga meshkujt (për të cilat treguesi ulet me -3,8 pp). Rritja e shkallës së papunësisë në qarkun e Dibrës vjen si pasojë e kontributit të femrave (+10,7pp), dhe rritja e këtij treguesi në Elbasan ndikohet kryesisht nga femrat (+2,1pp). Në Bashkinë e Tiranës, pesha e të punësuarve në sektorin e industrisë u rrit me 3.1 pp në vitin 2022, krahasuar me 2020. Në të njëjtën kohë është ulur përqindja e personave të angazhuar në sektorët e bujqësisë dhe shërbimeve (me -2.0 pp dhe -1.1 pp përkatësisht). Në Bashkinë e Durrësit, industria regjistron një ulje të përqindjes së të punësuarve në këtë sektor (-0.2 pp), e ndjekur nga sektori i shërbimeve që shënon gjithashtu një përqindje më të vogël të punonjësve të angazhuar në të (-5.9 pp). Ndërsa, pesha e të punësuarve në sektorin e bujqësisë rritet me 6.0 pp gjatë së njëjtës periudhë 2020-2022. /Liberale.al/