Presidenti serb Aleksandër Vuçiç votoi në zgjedhjet parlamentare dhe lokale që po zhvillohen në mbarë vendin dhe ftoi qytetarët që të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.
Lideri serb deklaroi se Serbinë e presin shumë sfida të vështira gjatë muajve në vijim dhe shprehu bindjen se koalicioni ku partia e tij bën pjesë do të marrë mazhorancë absolute në këto zgjedhje.
“Pres një pjesëmarrje të mirë dhe një fitore vendimtare. Shpresoj që të gjithë të përfshirë në zgjedhje të sillen në mënyrë racionale dhe të përgjegjshme. Unë pres që Serbia në të ardhmen të ketë shumë punë të rëndësishme
Ka shumë për të bërë. Besoj se aleanca “Serbia nuk duhet të ndalet” do të ketë ose do të jetë afër shumicës absolute. Mendoj se kjo është një detyrë e rëndësishme, një kërkesë madhore që Serbia të vazhdojë në rrugën e përparimit dhe suksesit”, tha presidenti.