Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka votuar në zgjedhjet që po zhvillohen këtë të dielë në Serbi.
Arifi kryeson listën “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar”.
Ekziston rreziku që shqiptarët të mos arrijnë të marrin asnjë deputet, kjo për shkak të ndarjes me dy lista.
Lista “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon – Shaip Kamberi’ ,udhëhiqet nga Shaip Kamberi.
Ndërkohë liderët politikë nga Shqipëria dhe Kosova kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive të shqiptarëve në zgjedhjet e të dielës në Serbi.