Moti i kthjellët por relativisht i ftohtë do të mbizotërojë në të gjithë territorin e vendit deri pas-mesdite kur pritet kalim i vranësirave nëpër të gjithë territorin por më të dukshme në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore, megjithatë nuk priten reshje.
Parashikohet që nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike të vijojë moti edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënië në orët e mëngjesit por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -5°C deri në 13°C.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi kryesisht verior duke sjellë në brigjet detare dallgëzim deri në 3 ballë.