Sipas autopsisë të zbuluar së fundmi, ylli i “Friends”, Matthew Perry, vdiq nga efektet e ketaminës dhe mbytjes aksidentale.
“Departamenti i Ekzaminuesit Mjekësor të Los Anxhelosit përcaktoi shkakun e vdekjes së aktorit 54-vjeçar Mattheë Langford Perry si efekte akute të ketaminës”, tha të premten zyra e mjekësisë ligjore në Los Anxhelos.
“Faktorët që kontribuojnë në vdekjen e Perry përfshijnë mbytjen, sëmundjen e arterieve koronare dhe efektet e buprenorfinës (që përdoret për të trajtuar çrregullimin e përdorimit të opioideve). Mënyra e vdekjes është aksident”.
Perr, 54-vjec, u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Los Anxheles, në orën 4:17 të pasdites më 28 Tetor, duke shokuar botën e showbiz-it si dhe duke thyer zemrat e të gjithë fansave në mbarë botën.
Ketamina është një ilac që merret me recetë por nuk është ende e qartë nëse medikamenti ishte marrë me recetë nga aktori.
Ketamina është ilaç anestetik i cili e bllokon dhimbjen. Fillimisht ishte krijuar në vitet e 1960’ta dhe përdorej për trajtimin e ushtarëve gjatë Luftës së Vietnamit. Veç kësaj, ketamina është përdorur edhe si qetësues për kafshë.
Me qëllim të lehtësimit të dhimbjes, ketamina i bën përdoruesit të ndjehen sikurse janë të shkëputur nga trupi i tyre. Ky sensacion i ‘largimit nga trupi’ e ka bërë ketaminën drogë të popullarizuar të klubeve, dhe njihet me pseudonimin “Special K”.
Në vitin 2000, hulumtuesit kishin filluar ta studionin ketaminën si tretman për depresionin. Përgjatë viteve, ata kishin zbuluar se ketamina e përmirëson shumë më shpejt disponimin se ilaçet antidepresive, dhe funksionon edhe atëherë kur disa ilaçe dështojnë.
Për çfarë përdoret ketamina?
Ketamina është aprovuar nga FDA si anestetik për ndërhyrje kirurgjike dhe procedura diagnostike. Gjithashtu përdoret edhe për trajtimin e depresionit, mendimeve për vetëvrasje, për trajtimin e çrregullimit të stresit post-traumatik (PTSD), çrregullimet tjera të disponimit dhe për dhimbjet nervore.
Si përdoret ketamina?
Zakonisht ketamina merret përmes infuzionit, e cila është rruga më e shpejt për mjekësinë që të ndërhyjë te truri. Shumica e njerëzve fillojnë me rreth gjashtë doza përgjatë një periudhe 1-2 javëshe.
Si funksionon?
Hulumtuesit nuk e dinë saktësisht si funksionon ketamina për trajtimin e depresionit, por kanë disa ide rreth kësaj çështje. Ndryshe nga antidepresuesit, të cilët funksionojnë duke e ndryshuar balancimin e kimikaleve të trurit si serotonina dhe dopamina, ketamina mendohet të ndryshojë mënyrën se si qelizat e trurit komunikojnë me njëra-tjetrën. “Nëse e mendoni në terma kompjuterik, ketamina funksionon si rregullues i harduerit – jo si antidepresuesit, të cilët janë si rregullues të softuerit”, thotë Glen brooks, anesteziolog dhe drejtor mjekës për infuzionet me ketaminë në Nju Jork.