Artan Hoxha bën deklaratën e fortë: Ervis Martinaj është vrarë dhe kufoma e tij është zhdukur!

Gazetari i njohur i kronikës Artan Hoxha në një intervistë për “Tv7”, ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me zhdukjen e ‘mbretit’ të lojërave të fatit, Ervis Martinaj.

Hoxha ka deklaruar se nuk ka dyshime për vrasjen e tij, ku tha se Ervis Martiaj është rrëmbyer, vrarë dhe kufoma e tij është zhdukur.

Sipas tij, rrëmbimin e tij e ka bërë një grup që ngjason me një njësi ushtarake.

“Nuk kam pas fare dyshime që ai është rrëmbyer, vrarë dhe kufoma e tij është zhdukur. Dhe besoj se shteti shqiptar nuk ka asnjë dyshim për këtë.

Ai është rrëmbyer siç e quaj unë nga një ‘komando’, pasi koordinimi i tyre i bën të duken si një njësi ushtarake dhe kanë përdorur veshje ushtarake”, tha Hoxha.

Po ashtu gazetari ka theksuar se shteti ishte i interesuar për zhdukjen e ‘mbretit’ të lojërave të fatit, pasi sipas tij, Ervis Martinaj ishte kthyer në armik publik.

“Për 10 vite ai ka dominuar krimin e organizuar dhe për ta zhdukur atë u bënë bashkë shumë faktorë, përfshirë shumë grupe kriminale. Ata që kanë bërë të mundur zhdukjen e tij, kanë lidhur një aleancë. Për të nxjerrë jashtë loje Ervis Martinajn shteti duhet të mbyllte njërin sy dhe duhet të jepte informacion. Mban mend në Kolumbi për të nxjerrë jashtë loje Escobarin? U krijuan ‘Los Pepes’.

Pra të gjitha këto faktorë së bashku çuan në zhdukjen e tij. Pra edhe shteti vetë ishte i interesuar, pasi Ervis Martinaj ishte i kthyer në një armik publik”, deklaroi Hoxha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com