Emigrantët e paligjshëm/ Meloni, Rama dhe Sunak takohen nesër në Romë. I pranishëm dhe Elon Musk

Udhëheqësit e Britanisë, Italisë dhe Shqipërisë do të takohen në Romë këtë fundjavë për të diskutuar emigracionin e paligjshëm.

AFP shkruan se lajmi u bë i ditur nga Downing Street, ku theksohet se kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak dhe kryeministri shqiptar Edi Rama do të takohen të shtunën me kryeministren italiane Giorgia Meloni në rezidencën e saj zyrtare.

Zyra e Sunak tha se takimi do të përqendrohet në përpjekjet e përbashkëta për të trajtuar emigracionin e paligjshëm dhe krimin e organizuar.

Në panelin e diskutimeve do të jetë i ftuar edhe miliarderi i platformës X dhe Teslas, Elon Musk.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com