Kurti: Marrëveshja Kosovë-Serbi për normalizimin e marrëdhënieve të mbrohet nga ata që e sollën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të mërkurën se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë duhet të mbrohet nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, ndërsa akuzoi Beogradin për shkelje të saj pa pasoja.

Ai i bëri këto komete gjatë një debati të organizuar nga Këshilli Atlantik, më temën “Kthimi në rrugën e duhur: Zhbllokimi i ardhmërisë euroatlantike dhe zhvillimore të Kosovës”.

Kryeministri Kurti tha se normalizimi i marrëdhënieve ka nevojë për normalizimin e Serbisë në kuptimin demokratik dhe evropian të fjalës.

“Dhe e gjithë kjo jo vetëm sepse nuk duhet kundërshtuar anëtarësimi i Kosovës në organizatat ndërkombëtare, por sepse Kosova dhe Serbia duhet të jenë në gjendje të jetojnë krah për krah si fqinjë normalë me marrëdhënie të mira fqinjësore evropiane”, tha ai, duke theksuar se për këtë arsye e kishte mirëpritur letrën e Presidentit amerikan Joe Biden në vitin 2021, që e vendosi njohjen e ndërsjellë në qendër të një marrëveshjeje të ardhshme të normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Përballë pushtimit rus të Ukrainës, komuniteti Atlantik kërkoi pajtimin me më pak. Në vend të një marrëveshjeje përfundimtare të përqendruar në njohjen e ndërsjellë, qeveritë kërkuan një marrëveshje në rrugën drejt normalizimit, të përqendruar në njohjen e ndërsjellë de facto. Natyrisht, qeveria jonë është për dialog, dhe në çdo rrethanë ne angazhohemi vetëm për marrëveshje që çojnë më tej interesat e Kosovës dhe forcojnë shtetësinë tonë dhe që nuk e pakësojnë apo dëmtojnë atë”, tha kryeministri Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com