FOTO E DITËS: Dëbora dhe ngricat mbulojnë territorin, çfarë parashikohet në të gjitha qarqet gjatë tre ditëve të ardhs

Dita e sotme ka nisur me ulje të  temperaturave, në të gjithë territorin. Dëbora ka zbardhur zonat malore të veriut, verilindjes dhe juglindjes këtë të premte.

Në qarkun e Korçës, në akset turistike drejt Dardhës dhe Voskopojës, trashësia e borës shkon deri në 5 cm, por rrugët janë të kalueshme. Gjithashtu edhe rrugët nacionale nuk kanë probleme për qarkullimin e mjeteve.

Në qarkun e Shkodrës ka pasur reshje intensive dëbore në zonat malore, megjithatë akset Bogë-Theth dhe Tamarë-Vermosh janë të hapura. Edhe në Dibër dëbora mbuloi fshatrat, por pa shkaktuar probleme me qarkullimin. Sinoptikanët parashikojmë borë në zonat malore deri të shtunën.

Parashikohet që të kemi reshje bore në të gjitha zonat malore, nga Bajram Curri, Puka, Kukësi, qarku i Korçës që do ketë sasinë më të madhe, sonte gjatë natës dhe nesër. Nga e shtuna i gjithë vendi do të përjetojë tre ditë të ftohta polare me temperatura që pritet të zbresin deri -6 gradë C.

Dita më e ftohtë pritet të jetë e diela, -6 në qarkun e Dibrës, -5 në Korçë, ndërkohë vetëm në zonat e ulëta temperaturat do të kenë vlera pozitive, nga 3 deri ne 5 ose 6.” Ulja e temperaturave do të shoqërohet edhe me ngrica. Gjithashtu era do të jetë problematike këtë fundjavë, në det të hapur mund të arrijë edhe mbi 65 kilometra në orë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com