P*rdhunimi i dy vajzave në Berat, reagon Balla: Policia të rrisë vigjilencën për këto raste

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka reaguar në lidhje me përdhunimin e dy vajzave në Berat, njëra prej të cilave e mitur e moshës 16-vjeçare.

Në një reagim në rrjete sociale Balla shkruan se instancat shtetërore do të bëjnë gjithçka që viktimat e dhunës seksuale të trajtohen me dinjitet.

Ai shton se policia ka rritur vigjilencën ndaj rasteve të dhunës ngaj grave dhe po bën gjithçka për t;i parandaluar këto krime.

Reagimi i Ballës:

Policia e Shtetit Berat ka arrestuar në bashkëpunim me Prokurorinë dy persona të dyshuar për marrëdhënie seksuale me dhunë, ndërsa njëra prej viktimave është e mitur. Do bëjmë gjithçka që viktimat e dhunës seksuale dhe me bazë gjinore të mbrohen dhe trajtohen me dinjitet e respekt.

Është detyra jonë, është detyra e Policisë së Shtetit të rrisim vigjilencën dhe ta adresojmë me vendosmëri dhunën në të gjitha format e saj dhe të marrim masat për të parandaluar dhunën ndaj vajzave, grave, për të mbrojtur viktimat dhe për t’i ndjekur penalisht autorët e krimit. Viktimat e dhunës nuk duhen stigmatizuar, por duhet t’ju ofrojmë mbrojtje, mbështetje dhe ri-integrim të plotë në punë dhe shoqëri.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com