“Do e drejtoj opozitën nga thellësia e çdo qelie”, Berisha flet për protestën: S’është për mua, por p�

Ish-kryeministri Sali Berisha tha mbrëmjen e djeshme se protesta e së hënës, nuk ka lidhje me kërkesën e SPAK për të ashpërsuar masën e sigurisë ndaj tij edhe pse do të mbahet paralelisht me mbledhjen e Këshillit të Mandateve.

Berisha u shpreh në “Opinion”, se ngjarja më e rëndë është ndryshimi i njëanshëm i rregullores së Kuvendit.

“Sot në parlament është votuar një akt që nuk ekziston kurrë në botë. Ai vjen thotë, që deputeti nuk ka më asnjë të drejtë për asnjë aktivitet si deputet. De facto ai nen i heq mandatin për dy muaj deputetit”, u shpreh Berisha.

Ndër të tjera ai tha se do të pranojë çdo vendim që do të marrë parlamenti, por u shpreh i vendosur të drejtojë opozitën edhe nëse do të jetë nën masa sigurie.

“Do e drejtojë Sali Berisha dhe nga thellësitë e çdo qelie”, tha Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com