SPAK kërkoi ‘leje’ për arrestimin, flet Spiropali: Berisha sfidoi drejtësinë, dogji parlamentin, tani të përba

Ministrja e shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, tha se PS do të votojë lidhur me imunitetin e Sali Berishës pasi këshilli i mandatave të vendosë dhe në varësi të provave të SPAK.

Spiropali u shpreh në një intervistë në “Euronews Albania” se sfida që Berisha i ka bërë drejtësisë është i paprecedentë ndaj tani ai duhet të përballet me një proces të rregullt ligjor.

“Ne besojmë ndryshe nga Berisha te procesi i rregullt ligjor, se njerëzve nuk duhet t’ua bësh gjyqin në publik, ne nuk bëjmë gjyqe popullore, Berisha e ka bërë këtë gjatë gjithë jetës së tij politike.

Ai që nuk ka lënë gjykatës, prokuror, politikan pa akuzuar është sot përballë një testi shumë të fortë, të dalë para institucioneve të drejtësisë për t’u përgjigjur apo do vijojë të shkatërrojë, të djegë parlamentin apo proceset demokratike. Asnjë deputet nuk i ka asnjë borxh dhe as Shqipëria. Ne nuk jemi bërë barrierë për drejtësinë për askënd, as jashtë dhe as brenda PS”, tha Spiropali.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com