U prangos në Spanjë, publikohet fotoja e Lulzim Berishës. Si ka ndryshuar “truri” i bandës së Durrësit

Lulzim Berisha, kreu i ish-bandës së Durrësit i dënuar me burgim të përjetshëm në vitin 2012, u arrestuar në Spanjë këtë të enjte (14 dhjetor). Ndërkohë janë publikuar edhe foto të Berishës, ku bie në sy ndryshimi që ka pësuar në pamjen e jashtme i konsideruari “truri” i bandës së Durrësit, kjo edhe për shkak të moshës.

Ai ra në pranga në kuadër të operacioni “Saint Joan”, që u zhvillua në bashkëpunim nga FAST Albania me Fast Spanja.

Autoritetet deklaruan se po punojnë për të plotësuar dokumentacionin me qëllim ekstradimin e Berishës drejt Shqipërisë.

Lulzim Berisha u dënua me burgim kapital për disa krime të rënda si kreu i ish-bandës së Durrësit. Organizata e drejtuar prej tij është akuzuar për vrasjen e Dritan Sallakut, Viron Currit e Arjan Pajës; Marsel Sotirit, Dritan Dishës dhe Ervin Lames.

Më 16 korrik 2014, Gjykata e Lartë e rrëzoi vendimin për burgim të përjetshëm, duke e dënuar Lul Berishën përfundimisht me 25 vjet burg. Ai duhet të vuajë edhe 5 vjet dënim, i cili iu konvertua në shërbim prove nga Gjykata e Apelit e Durrësit para se të shprehej kundër Gjykata e Lartë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com