Aktori i humorit, Julian Deda, ka reaguar lidhur me lajmin se SPAK i ka kërkuar llogari mbi burimin e informacionit gazetarit Enton Qyno, për të provuar vërtetësinë e një publikimi të tij.
Julian Deda, duke qenë se bën pjesë në radhët e Rithemelimit, të cilin e drejton ish-kryeministri Sali Berisha, ka marrë shkas nga lajmi dhe ka sulmuar me ironi SPAK.
“S’guxon robi me shku ne WC me ba atë që s’thuhet, se të vjen SPAK-u e të kërkon burimin e “informacionit””, shkruan aktori në rrjetet sociale.
Kujtojmë se Berisha dhe politika që ai drejton, ku bën pjesë aktoro Deda, i kontestojnë fuqishëm organet e reja të drejtësisë.