“Nuk ka marrë njoftim”, Shkëlzen Berisha nuk dëshmon për Gërdecin, Mediu: Dua të dalë e vërteta!

Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha nuk është paraqitur ditën e sotme në seancë për të dëshmuar për tragjedinë e Gërdecit.

GJKKO-së nuk i ka ardhur njoftimi që ka dijeni për thirrjen për të dëshmuar në seancë. Ndërkohë Prokuroria e Posaçme i vuri GJKKO-së tjetër adresë në dispozicion.

Seanca e radhës do të mbahet në datë 27 dhjetor në orën 09:00.

I pranishëm në këtë seancë ishte ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, i cili tha se “do të jem në çdo seancë, dua të dalë e vërteta”.

“Dua të dalë e vërtetë rreth këtij procesi. U provua se Fatmir Mediu ka vepruar në respekt të ligjit të detyrimeve të NATO e BE. Po ashtu ka patur marrëdhënie korrekte me të gjithë strukturat.

Nuk ka patur asnjë reklamim te ministri i mbrojtjes për Gërdecin. Sot vura në dijeni një dokument të policisë ushatarake. Qëndrimi im ka qenë i prerë duhej të procedoheshin penalisht të gjithë ata që kanë shkelur ligjin. Sot ka nevojë të kuptohet që, ky demontim ishte domosdoshmëri detyrim ligjor, sepse ishte cështje sigurie për rajonin. Kërkesa ishte e vlerësuar sipas procedurave”, u shpreh Mediu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com