Deputetët e opozitës, të përjashtuar nga Kuvendi po përpiqen të hyjnë me forcë në sallë ku sot mbahet seanca e radhës plenare.
Ish-kryeministri Sali Berisha, deputeti Gazment Bardhi, si dhe deputetët e tjerë janë përplasur me Gardën, në hyrje të godinës së Kuvendit, pasi nuk i lejojnë të futen brenda.
Kjo është e disata herë që seancat plenare nuk zhvillohen normalisht prej kaosit të shkaktuar nga opozita, ku në seancat e kaluara deputetët e Berishës kanë ndezur tymuese dhe fishekzjarre në sallë.