“Një martesë amerikane” nga Tayari Jones është një kryevepër i rrëfimit, një vështrim intim i thellë në shpirtrat e njerëzve që duhet të përballojnë të kaluarën, duke ecur përpara, me shpresë e dhembje, drejt së ardhmes.
Kjo histori dashurie është një vështrim tejet i thellë në zemrat dhe në mendjet e tre njerëzve, të cilët në të njëjtën kohë janë të detyruar të veprojnë përtej mundësive të tyre.
Roji dhe Çelestja janë mishërimi i Ëndrrës Amerikane. Ai është një nëpunës i ri, kurse ajo artiste në prag të një karriere emocionuese. Por, ndërsa ata i merr me vete rutina e jetës, papritmas vendosen në rrethana që as nuk mund t’i kishin imagjinuar…
Fragment nga libri:
Në bibliotekën e shpirtit tim, gjendet një fjalor… Po në ato faqe shpjegohet edhe se si, një a dy herë në jetën tënde, do ta gjesh veten të zhveshur, nën peshën e një burri, dhe ajo që do të të shpëtojë, është një fjalë më se e zakonshme.
“Ti përherë vrapon drejt asaj që të pëlqen. Yt atë u përpoq të ta hiqte këtë zakon, por ti je njësoj si ai: njeri i shkëlqyer, por impulsive dhe pakëz egoiste. Por gratë duhet të jenë pak egoiste, – tha ajo. – se përndryshe iu shembet bota e i vë përfund.