SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Redjan Rrajës dhe të familjarëve, mes tyre dhe “Audi” luksoz që i dhuroi

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar konfiskimin e pasurive të Redjan Rrajës. Bëhet fjalë për nëntë pasuri, përfshirë edhe dy automjete luksoze “Audi-A8”.

Bëhet me dije se SPAK ka kërkuar konfiskimin e të gjitha pasurive në emër të tij apo familjarëve, bashkë edhe audin luksoz të Kejvina Kthjellës.

Sipas prokurorisë  mjeti në fjalë është blerë me të ardhura të paligjshme nga Redjan Rraja dhe i është dhuruar.

Pasuritë që kërkohen të konfiskohen:

Pasuria e llojit apartament, (Njësi Tregtare) me sip. 76 m2, e ndodhur në Tiranë.

– Pasuria e llojit Njësi Tregtare, me sip. 30 m2, e ndodhur në Tiranë.

– Pasuria e llojit Njësi Tregtare, me sip. 127.5 m2, e ndodhur në Tiranë.

– Pasuria e llojit garazh, me sip. 18.09 m2, e ndodhur në Tiranë.

– Pasuria e llojit garazh, me sip. 18.09 m2, e ndodhur në Tiranë.

– 2 (dy) Automjete të tipit “Audi – A8”.

Automjet i markës “Bentley” tipi Continental.

– Një orë dore tip “Roleks”.

– Shuma prej 2750 Euro.

Redjan Rraja u dënua me burgim të përjetshëm për atentatin e mbikalimit të Shkozetit, ku mbetën të plagosur prokurori Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho dhe humbi jetën shoferi Andi Maloku.

Ndërsa Arjol Halilaj, i cili akuzohet si bashkëpunëtor i Rrajës në atentat, është dënuar me 35 vite burg.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com