U mor në pyetje për sterilizimin, Beqaj del pas 10 orësh nga SPAK: Sugjerova për hetime shtesë

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilri Beqaj ka dalë nga SPAK ku qëndroi prej rreth 10 orësh. Ai është paraqitur  në SPAK mëngjesin e sotëm në ambientet e prokurorisë së Posaçme që prej orës 09:00 për t’u marrë në pyetje si person që ka dijeni mbi koncesionin e sterilizimit.

“Sic e dini që nga data 20 nëndor jam një person në hetim për sterilizimin. Patëm një seance pytjesh me OPGJ. Kryesisht për ato gjëra që jam pyetur më parë. Bashkë me avokatin kërkuam që të behen dhe disa veprime hetimore shtesë… për kohën kur unë nuk kam qenë ministër“, tha ndër të tjera Beqaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com