“E ka rrahur policia për të vërtetën”, rrëfimi i babait të Naim Murselit: Ai ka fakte dhe video dhe thotë se nuk e ka

Naim Murseli, i dyshuari se ka paguar 30 mijë euro për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj, është aknuar se e kanë rrahur policia pas arrestimit.

Kështu ka pretenduar babai i tij, Shaban Murseli, i cili rrëfeu takimin me djalin e tij në ambientet e burgut.

Shaban Murseli gjithashtu tregoi për mediat se Naimi i kishte thënë se “ka dëshmi, fakte dhe video” të forta, por se për çfarë, nuk dihet.

Naim Murseli fillimisht u raportua se e kishte pranuar ngjarjen në polici, por pas pajtimit të avokatit, ai ka ndryshuar qëndrim duke e mohuar se ka lidhje në vrasjen e gruas.

“Po, po, e kam vizitur. Ai më ka thënë që më kanë rrahur, por jo në burg, sipas tij Policia e ka rrah. E tash nuk e di, kontaktova me Gjakovë më thanë që me dorë s’e kanë prekë, veç nëse e kanë rrah këtu në Prishtinë. Unë e kam lajmërur edhe avokatin, patjetër që do të drejtohem edhe në IPK. Të shohim ku është rrah edhe pse, se ai s’ka rezistu kurrë.”

“Ai e din më së miri qysh ka me dëshmuar. Ai tha që kam fakte, kam video, dëshmi të forta ka që nuk ka porosit vrasës, as nuk ka ditë që… Dmth është krejt një pistë tjetër”, tha Shaban Murseli për Sinjalin.

Por gjithë rrëfimin e tij, Shaban Murseli tha se nuk e beson, deri të dalë e vërteta dhe të konfirmohen dyshimet e ngritura.

“Qysh më tha Naimi nuk jonë të vërteta këto akuzat që janë bërë, ato portalet çka kanë thanë e, asnjo s’jonë të vërteta. Ai e tregon më së miri vet.

“Unë i besoj të vërtetës, as s’i besoj atij, as portaleve, as s’i besoj….vetëm të vërtetës i besoj.”

“15 min para vrasjes tha që u ndalë në market, ka ble vezë, qumësht e bukë për mëngjes”, tha ai.

Pas takimit me Naimin që po dyshohet se e porositi vrasjen e gruas së tij, Shaban Murseli komentoi edhe deklaratën e tij për hakmarrje. Familjarët e Namit druhen nga ndonjë hakmarrje e mundshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com