Më shumë se një javë nga krimi që tronditi Kosovën dhe mbarë opinionin publik, mësohet se dy fëmijët e mbetur jetimë të çiftit janë nisur dje drejt Suedisë dhe do të merren në dorëzim nga autoritetet suedeze.
Mediat publikuan pamjet e Liridona Ademajt para se të vritej, në restorant bashkë me fëmijët
Bashkëshorti i saj, Naim Murseli, bashkë me familjarin e tij, Kushtrim Kokalla dhe vrasësin me pagesë që dyshohet se është Granit Plava, janë arrestuar disa orë pas krimit, pasi dyshohen se kanë organizuar vrasjen e Liridonës. E, sot në pranga ra edhe Tomë Dodaj nga Gjakovë.
Liridona Murseli u vra si në një skenar filmash, ndërsa në orët e fundit të jetës i kaloi me dy fëmijët dhe bashkëshortin. Ky i fundit kishte porositur vrasjen pas daljes nga restoranti.
Ajo nuk e dinte që fëmijët 4 dhe 6 vjeç do t’i shihte për herë të fundit, në darkën që bashkëshorti Naim Murseli kishte organizuar, në darkën që bashkëshorti Naim Murseli kishte organizuar në restorantin ‘Etno Kuca’ në Graçanicë.
33-vjeçarja nuk e dinte që kjo ishte darka e fundit dhe se bashkëshorti që kishte ndarë jetën e saj për vite me radhë do ta vriste pa mëshirë, duke paguar një vrasës me pagesë për 30 mijë euro.
Gazeta Sinjali ka publikuar pamjet nga darka e fundit e Liridonës në restorantin ku po darkonte me familjen mbrëmjen e 29 nëntorit, natën kur ndodhi edhe vrasja.
Siç shihet nga video ajo bashkë me dy fëmijët dhe bashkëshortin futen në lokal dhe ulen në një prej tavolinave për të konsumuar darkën. Në këtë ambient ka qenë edhe Granit Plava, i cili ka qëlluar drejt Liridonës. Në një tjetër video të publikuar nga gazeta Sinjali, Granit Plava shfaqet me kapuç dhe rroba të zeza teksa futet brenda në restorant.
Pas përfundimit të darkës, Naimi bashkë me Liridonën dhe fëmijët janë nisur me veturën e tyre, deri kur arritën në rrugën ‘Dalip Alshiqi’, ku edhe ku ka ndodhur vrasja. Granit Palva që mesa duket ka qenë gjatë gjithë kohës në ndjekje të tyre, sipas planit të inskenuar nga Musreli, u ka dalë para makinës i maskuar. Më pas është afruar dhe ka qëlluar me armë në qafë Liridonën, e cila humbi edhe jetën.
Fillimisht, ish-këshilltari i Pacollit e raportoi ngjarjen grabitje, por më pas policia e zbardhi duke zbuluar se gjithçka ishte porositur nga Museli për 30 mijë euro. Ai bashkë me dy të tjerët, Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën, të akuzuar se kanë bashkëpunuar për vrasjen e 33-vjeçares. Ditën e sotme, 9 dhjetor, një person i katërt u arrestua, pasi dyshohet se i ka shitur armën Naim Musrelit dhe Garnit Plavës, me të cilën është vrarë Liridona. Bëhet fjalë për Tomë Dodaj.
Bashkëshorti i saj, Naim Murseli akuzohet për veprën penale “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje”, Plava për veprën penale “Vrasje e rëndë” dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi.
Pas ngjarjes, që nga e mërkura e 29 nëntorit, dy fëmijët e çiftit, të cilët ishin dëshmitarë të ngjarjes së tmerrshme në natën kritike, kanë mbetur nën përkujdesjen e familjarëve, përkatësisht prindërve të Naim Murselit.
Dy fëmijët sot janë nisur për në shtetin e Suedisë, pasi janë shtetas suedez. Pritet që ata të merren në përkujdesje nga shteti suedez, pasi kanë mbetur pa përkujdesje prindërore.
Me vendim të Gjykatës, Naim Murseli është dërguar në paraburgim për një muaj. Ai dyshohet se ka kryer veprën penale ‘Vrasje e rëndë në bashkëkryerje’.
Ndërsa, trupi i të ndjerës, Liridona Ademaj, të hënën u zhvarros nga varrezat e fshatit Cërmjan, për t’u përcjellë në banesën e fundit në fshatin e saj të lindjes, në Rracaj të Gjakovës, raporton gazeta “Sinjali