Tentativa për grabitje, reagon policia: Ishin tre persona, hynë në banesë me armë dhe…

Policia ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me grabitjen e mbetur në tentativë mbrëmjen e sotme në një banesë në fshatin Prush të Tiranë, ku dhe u shkëmbye zjarr mes efektivëve dhe autorëve.

Sipas njoftimit në momentin që efektivët i janë afruar afër banesës, tre personat e armatosur, kanë qëlluar me armë ndaj tyre, dhe policia është kundërpërgjigjur.

Mësohet se janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset kryesore dhe hyrje-daljet e Tiranës, për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/ Informacion paraprak

Më datë 09.12.2023, rreth orës 19:13, në fshatin Prush, përballë ambulancës, në banesën e shtetasit G. H., janë futur disa persona, të armatosur.

Me marrjen e njoftimit shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, dhe në momentin që janë afruar afër banesës, tre personat e armatosur, kanë qëlluar me armë ndaj tyre. Policia është përgjigjur me armë ndaj tyre.

Shërbimet e DVP Tiranë, RENEA, Forcat Kombëtare të Sigurisë, po vijojnë krehjen e zonës dhe kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset kryesore dhe hyrje-daljet e Tiranës, për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com