Pas Kongresit të Jashtëzakonshëm u mblodh edhe Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, anëtarët e së cilës votëbesuan të zgjedhurit Sekretariatit të PS-së.
Blendi Klosi votëbesohet se Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, ndërsa Ardian Çela Sekretar Organizativ. Sekretar i Burimeve Njerëzore u zgjodh Eduart Ndreca, ndërsa Evis Kushi Sekretare e Gruas.
Etjen Xhafaj, Sekretar Digjital dhe i Rinisë, ndërsa Eridjan Salianji Sekretar për Çështjet Zgjedhore, Milva Ekonomi Sekretare e Programit dhe Romina Kuko Sekretare për Marrëdhëniet me Jashtë.
Sekretarët e Rinj të PS-së:
Blendi Klosi – Sekretar i Përgjithshëm
Ardian Çela – Sekretar Organizativ
Eduart Ndreca – Sekretar i Burimeve Njerëzore
Evis Kushi – Sekretare e Gruas
Etjen Xhafaj – Sekretar Digjital dhe i Rinisë
Eridjan Salianji – Sekretar për Çështjet Zgjedhore
Milva Ekonomi – Sekretare e Programit
Romina Kuko – Sekretare për Marrëdhëniet me Jashtë