E rëndë/ Shkrumbohet shtëpia e të moshuarit në Fier, dyshohet se…

Një zjarr i madh ka shkrumbuar totalisht banesën e një 71-vjeçari në Fier.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 në fshatin Frakull e Madhe, ndërsa shkak mendohet të ketë qenë soba e drurëve.

Nga flakët ka pasur dëme materiale, por për fat të mirë jo në njerëz. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Rreth orës 20:00 në fshatin Frakull e Madhe, në banesën e shtetasit I. M., 71-vjeç, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht. Nuk ka dëme në njerëz. Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë aksidental nga soba e drurëve”, njofton policia e Fierit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com