Borë në juglindje, reshje në Korçë dhe fshatrat turistikë
Pritej të uleshin temperaturat në fillim të muajit dhjetor, pas mbërritjes së masave të ftohta të ajrit në rajonin tonë.
Reshjet e dëborës rinisën këtë mbrëmje në juglindje, shoqëruar me ulje temperaturash.
Dëbora raportohet se ka përfshirë aksin rrugor Korçë – Pogradec, fshatrat turistikë të Voskopojës dhe Dardhës si dhe fshatrat e thellë malorë. Aktualisht, nuk raportohet për probleme në qarkullimin e mjeteve.
Ndërkohë, në pjesën tjetër të qarkut të Korçës, vazhdojnë reshjet e shiut. Pritet që fundjave sipas parashikimeve të karakterizohetn nga temperatura të ulëta që shkojnë drejt zeros, ose minus disa gradë në zonat malore.