Burgim të përjetshëm për Mexhit Picarin, vrau dhëndrin në lokal. Ja sa vite dënohet gruaja e viktimës

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka dhënë sot vendimin për Mexhit Picarin dhe vajzën e tij Dhurata Saliaj, të cilët akuzohen për vrasjen e Kudret Saliajt.

Vjehrri i viktimës, Picari, është dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa Dhurata Saliaj, u dënua me 4 vjet e 6 muaj burgim. Kjo e fundit akuzohet për krijim të kushteve për të kryer vrasjen, ndërsa u rrëzua akuza për bashkëpunim në vrasje.

Ngjarja e rëndë ndodhi në qershor të vitit 2021. Çifti Dhurata e Kudret Saliaj ishin në proces divorci për shkak se kishin mosmarrëveshje. Viktima, Kudret Saliaj mbërriti në një lokal pranë gjykatës së Tiranës, ku priste të zhvillohej seanca e radhës për divorcin dhe ndodhej në praninë e avokatit të tij si dhe një punonjëses sociale.

Vjehrri i tij Mexhit Picari pasi e vëzhgoi bashkë me të bijën Dhurata Saliaj, e qëlloi për vdekje dhëndrin, teksa në ngjarje mbeti i plagosur edhe avokati Adriatik Cami.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com