EMRI/ Të shtëna me armë zjarri, ekzekutohet në mes të Fierit 41-vjeçari, detajet e para

Të shtëna me armë zjarri raportohet se kanë ndodhur paraditen e sotme në lagjen “16 prilli”, Fier.

Paraprakisht bëhet me dije se është vrarë shtetasi Elton Javori, 41 vjeç, ndërkohë policia ka identifikuar autorin dhe është vënë në ndjekje të tij.

“Rreth orës 11:00 , në lagjen “16 prilli”, është vrarë me armë zjarri shtetasi E. J., 41 vjeç, banues në Fier.

Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë identifikuar autorin dhe po punojnë për kapjen e tij.

Janë ngritur pika kontrolli në çdo aks rrugor, si dhe vijon intensivisht krehja e zonës.

Ndërkaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.”-njofton policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com