Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet e Muzeut të Forcave të Armatosura në Bërzhitë. Në 5 pavione të veçanta janë ekspozuar objekte të ndryshme historike, informacione e harta të periudhave të hershme.
“Mirëmëngjes, dhe me ftesën për të vizituar hapësirat e reja të Muzeut të Forcave të Armatosura në Bërzhitë, si një dëshmi reale e historisë së ushtrisë shqiptare në 5 pavione të veçanta ku ekspozohen përmes metodave, teknikave dhe teknologjive bashkëkohore objekte, mjete, informacione e harta të periudhave që nga Iliria e deri në ditët e sotme, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.